Pritje, Koktejle, Ceremoni Martesore, Ditëlindje etj.
Kuarteti i Harqeve i RTV SHQIPTAR u krijua me 1998 me
iniciativën e disa instrumentistëve të shquar të këtij formacioni sinfonik. Që
në daljet e para, ky kuartet është pritur mjaft mirë nga publiku, si ai vëndas,
ashtu dhe ai i huaj, pasi kuarteti ka përformuar me shumë sukses në disa vënde
te Europës, ku mund të veçojmë Italinë, Francën, Gjermaninë, Greqinë e Maqedoninë. Ka marre pjesë në takime të
muzikës së dhomës, kombetare e ndërkombëtare,
ku është nderuar dhe me çmime të ndryshme. Repertori i ketij formacioni është
shumë i gjërë, duke perfshirë vepra nga paraklasikët deri tek bashkëkohorët.
Sot ky kuartet është shumë i kërkuar dhe është prezent në të gjitha aktivitetet
muzikore të rëndësishme të vëndit tonë.
Jadvina Vani-
violin e pare, Joana Kaimi-Violinë e dytë, Albana Mëneri-violë, Gëzim Belegu-
cello.